Gjitha partitë mbështesin rritjen e pagës minimale, opozita paralajmëron amendamente për rritjen e të gjitha pagave

TË FUNDIT

Opozita pohon se do të mbështet ndryshimet e Ligjit për rritjen e pagës minimale. I pari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në facebook ka shkruar se VMRO-DPMNE do të mbështes rritjen e pagës minimale. Edhe përveç asaj që tashmë në nenin 8 është theksuar që të gjithë pagat do të harmonizohen, megjithatë paralajmëroi se do të parashtrohen amendamente për rritjen e pagave në gjithë sektorët. Këtë e konfirmoi edhe grupi i deputetëve.

Edhe Lëvizja Besa i mbështet këto ndryshime ligjore, por edhe ata kërkojnë rritje të pagave në gjithë sektorët.

Ligji për rritjen e pagave paraprakisht u dorëzua në Kuvend nga E Majta dhe i njëjti është vendosur në rend të ditës më datë 10 shkurt, por nga LSDM thonë se do të presin që Qeveria ta dorëzojë ligjin e ri në Kuvend. Për amendamentet e paralajmëruara të opozitës thonë se kjo është vetëm përpjekje për të mos u pranuar suksesi i arritur për pagën minimale.

Këto ditë pritet që ndryshimet ligjore për pagën minimale të gjenden para deputetëve për tu miratuar, pasi që Qeveria plotësisht do i harmonizojë dhe do t’i dorëzojë në Kuvend.