Plot kërshëri dhe pyetje, vizitorë të sotëm të Televizionit 21 ishin nxënësit e shkollës së mesme “Pero Nakov” të Kumanovës dhe gjimnazit “Pançe Arsovski” Shkup.
Nga afër panë se si punohet në televizion, procesin e përgatitjes së lajmeve dhe emisioneve të ndryshme.
Përveç kësaj, redaktorët e televizionit u folën edhe për rrezikun nga lajmet e rrejshme, një fenomen mjaft shqetësues i kohëve moderne.
“Ato janë lajme të rrejshme që nuk janë të vërteta, të cilat jepen për ndonjë ngjarje, ose për ndonjë fenomen nga shoqëria”, tha Angella Llaçki, nxënëse.
Ku i dallon lajmet e rrejshme nga ato të vërtetat?
“Lajmet e rrejshme i gjejmë në faqet e pa verifikuara apo profilet e rrejshme”
“Për ta zbuluar ndonjë lajm se a është i rrejshëm ose jo duhet të hulumtohet mirë, duhet të ketë aftësi në hulumtim të vërehen detajet e vogla”, pohoi David Cvetkovski, nxënës.
Disa nxënës treguan dëshirën e tyre për të studiuar dhe punuar si gazetar, sepse siç u shprehën, vizitat nëpër media ua ka bërë më interesant këtë profesion.
Dua të bëhem gazetare apo prezantuese të udhëheq emisione, tha Stefana Martinovska, nxënëse.
-A shikon lajme në televizor?
Rrallë, lexoj ndonjë informacion në internet.
-A e din çfarë janë “fejk njusat”?
Po ato janë lajme të rrejshme dhe si t’i njohim ato: duhet t’i kërkojmë në shumë vende, po ashtu edhe emrin se kush e ka bërë atë.
“Nuk kam menduar për gazetari, për të ardhmen mendoj për ndonjë shkencë natyrore, kam kohë për gjithçka”, theksoi Goras Gruevski, nxënës.
A shikon lajme në televizor?
“Shumë rrallë, në portale po, në rrjete sociale, atje lexohen në tuiter, instgram, duhet ta dimë çfarë është e rrejshme çfarë e vërtetë”
“Plani im i parë ishte të studio ekonomi, ndërsa tani me aktivitetet që lidhen me mediumet, planifikoj të studioj gazetari”, tha Lluna Dimkovska, nxënëse
Pse dëshiron të studiosh gazetari?
“Sepse kjo përvojë më dha ndikim për profesionin e ardhshëm, edhe më shumë dua të bëhem gazetare”, tha Lluna Dimkovska, nxënëse.
TV21 tashmë kohë të gjatë në bashkëpunim me Institutin për Studime të Komunikimit organizon takime të këtilla me nxënësit e shkollave të mesme për të folur me ta për mediat dhe rrezikun e lajmeve të rrejshme.
