Kompania më e madhe energjetike e Rusisë, Gazprom, ka raportuar një rënie të ndjeshme të fitimeve vjetore, për shkak të prekjes nga zhvlerësimi i monedhës vendase, rublës.
Kompania raportoi një fitim neto prej 159 miliardë rubla, ose 3.1 miliardë dollarë për vitin 2014, një rënie drastike prej 86 për qind nga 1.14 biliardë rubla të siguruara një vit më parë.
Rënia e çmimit të naftës në vitin 2014 kontribuoi në rënien e lirë të fitimeve të kompanive ruse të naftës dhe gazit.
Në të njëjtën kohë, një borxh dhe një debat për çmimin bëri që Gazprom të ndërpriste furnizimet për Ukrainën, një nga tregjet kryesore të tij. Nga ana tjetër, shitjet e gazit në Evropë dhe vendet e tjera ranë për 8.5 për qind.
Eksperti i energjetikës, Dejvid Hanter, deklaroi se Gazprom po përballet me një stuhi të fuqishme, për shkak të rënies së kërkesave për gaz në Evropë, për shkak të sanksioneve kundër Rusisë, rënies së vlerës së rublës dhe mbi-furnizimit global me gaz të lëngshëm natyral./21 Media/
