Gjevgjelia u bë me fushë të rikonstruktuar sportive/ Deri në vitin e ardhshëm “Videolotaria” do të rindërtojë edhe pesë të tjera

TË FUNDIT

Nën sloganin “Luaj me kampionët” dhe me donacion prej mbi 3 milionë denarëve, “Videolotaria Kasinos Austri”, sot në Gjevgjeli lëshoi në përdorim fushën e tretë sportive në kuadër të projektit për ndërtim të fushave shumëfunksionale në të gjithë vendin. Nga “Videolotaria” thonë se këto terrene sportive janë pjesë e strategjisë së kompanisë për investim disavjeçar në sport, me qëllim që të realizohen arritje të mëdha sportive dhe të motivohen të rinjtë që të merren me sport në mënyrë aktive.

“Sepse konsiderojmë se bëhet fjalë për një investim për të rinjtë, për ardhmërinë tonë, sepse të gjithë ne duhet ta ruajmë frymën sportive, kurse pa mjete të cilat do t’u mundësojnë fëmijëve që të luajnë në fusha të mirëfillta, nuk mund ta ruajmë këtë frymë sportive. Pikërisht për këtë arsye, vlerësojmë se në këtë mënyrë do të sigurojmë gjithçka që është e nevojshme që t’i ofrojmë këto kushte ku do të mund të trajtojnë dhe t’i zhvillojnë aftësitë e tyre për të ushtruar sport.”- deklaroi Viki çadikovska, drejtoreshë marketingu e “videolotarisë kasinos austri”- deklaroi Viki Çadikovska, drejtoreshë marketingu e “Videolotarisë Kasinos Austri”

Fushën sporti në përdorim e lëshoi vozitësi profesional Igor Stefanovski Ixhe i cili është brend ambasador i Videolotarisë Kasinos Austri.

“Shpresoj se të rinjtë e këtij qyteti do ta shfrytëzojnë këtë terren sportiv dhe shpresoj se dikush prej tyre do të jetë kampioni i ardhshëm. Pa investime në sport nuk mund të presim rezultate.”- pohoi Igor Stefanovski Ixhe, Brend Ambasador.

Kryetari i komunës së Gjevgjelisë, Andon Saramandov thotë se investimi në sport është një i prioriteteve të vetëqeverisjes lokale.

“Tani me rikonstruktimin, për shkak se bëmë fushë të re për basketboll me platformë plastike, kjo fushë këtu do të jetë për futboll sidomos për më të rinjtë, do të organizohen turnirë për futsal  dhe besoj se çdo herë do të jetë plotë njerëz.”-  pohoi Andon Saramandov, Kryetar i Komunës së Gjevgjelisë.

Nga Videolotaria paralajmëruan se deri në fund të vitit do të hapet edhe një fushë sporti shumëfunksionale në fshatin Llojan, ndërsa për vitin e ardhshëm planifikohen edhe katër. Prej atje thonë se në këtë mënyrë kontribuojnë për zhvillimin e frymës sportive te të rinjtë dhe ndërtimin e shprehive të shëndetshme përmes lojës dhe zbavitjes.