Gjermania pret normalizim të turizmit gjatë verës

TË FUNDIT

Qeveria gjermane nuk beson në normalizim e tregut turistik para verës, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Ekonomisë.

“Mendoj se dy ose tre muajt e ardhshëm do të jetë e vështirë të mendohen udhëtime”, deklaroi komisari i qeverisë gjermane për turizëm, Tomas Bareish për mediat gjermane.

Ai pret që tregu turistik të fillojë të rikuperohet në tremujorin e dytë dhe plotësisht të ringjallet deri në verë.

Verës, sipas vlerësimit të politikanit demokristian, udhëtime turistike do të jenë të mundshme jo vetëm brenda Gjermanisë, por edhe udhëtime ndërkontinentale.

“Nëse me të vërtetë arrijmë ta vaksinojmë shumicën e qytetarëve në tremujorin e dytë, do të kemi një situatë relativisht të sigurt kur bëhet fjalë për udhëtime,” tha Bareish.