Gjermania ka filluar të punojë në përforcimin e strehimoreve të saja publike, si dhe përgatitjen e rezervave të krizës në rast të luftës, deklaroi ministrja federale për Punë të Brendshme, Nensi Fezer.
“Në Gjermani për momentin ka 599 strehimore. Do të shohim nëse mund të përmirësojmë më shumë sisteme të tilla. Për çdo rast, demontimi i tyre është ndërprerë”, shtoi Fezer.
Ajo sqaroi se Qeveria punon në koncepte të reja, përmirësimin e parkingjeve nëntokësore, stacionet e metrove dhe bodrumeve, me qëllim që të bëhen strehimore potenciale, ndërsa shteteve federale iu ka dhënë 88 milionë euro për vendosje të sirenave për alarm.
Ministrja paralajmëroi se vendi do të punojë edhe në ndërtimin e rezervave të krizës të cilat përfshijnë pajisje mjekësore, veshmbathje mbrojtëse, maska ose ilaçe.
