Shërbimi gjerman i inteligjencës, BND, ka përgjuar zyrtarët më të lartë francezë dhe selinë e Parlamentit Evropian, me kërkesë të kolegëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediet gjermane, sipas të cilave një raport i BND-së tregon se stacioni i agjencisë në Bad Ajbling ka përgjuar pallatin presidencial të Francës, ministrinë e Jashtme të këtij vendit dhe Komisionin Evropian.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizier ka mohuar lajmet për një përgjim të fshehtë.
Raportohet se BND ka mbledhur informacione për disa firma evropiane në Uashington, për të zbuluar nëse ato kanë shkelur embargot në fushën e tregtisë./21 MEDIA/

