Gjermania është kampione e Botës për herë të parë për moshën deri në 17 vjeç, ndërsa në një fotokopje të plotë të finales së 2 qershorit për Kampionatin Europian të së njëjtës moshë, ka mundur Francën me njëmbëdhjetëmetërsha.
Gjermania e ka nisur mirë ndeshjen, ndërsa në të 29’, Bruner ka kthyer në gol penalltinë e dhënë me Var, kjo pas faullit të shkaktuar nga Sadi ndaj Jalçinkajas. Në pjesën e dytë, Darvish, kjo në të 51’, ka shënuar në portën e boshatisur për herë të dytë për Gjermaninë. Por Buabre në të 53’ ka ngushtuar serinë e golave. Dhe gjërat janë vështirësuar për Gjermaninë kur në të 69’, Osaue ka dalë me karton të kuq. Pesë minuta nga fundi Amugu barazon në 2-2 dhe në llotarinë e penalltive, Gjermania është fituese 4-3. Kupën kapitenit Darvish ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Botërore të Futbollit, Xhani Infantino. Medaljet e argjendta për Francën dhe të bronztat për Malin.
Këpuca e artë për Ruberton e Argjentinës. Doreza e artë për Arnjë të Francës, kurse Topi i Artë, njëkohësisht dhe lojtari më i mirë i Botërorit, ishte për Bruner të Gjermanisë.
