Gjermania e prerë: Serbët të heqin barrikadat ilegale

TË FUNDIT

Qeveria gjermane dhe raportuesit e partive të ndryshme në Bundestag shprehen të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe kërkojnë gatishmëri për negociim dhe qasje më konstruktive nga Kosova dhe Serbia.

Qeveria gjermane u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të heqin barrikadat dhe të kthehen në institucionet e Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christoph Burger, tha në konferencën e rregullt për shtyp në Berlin:

“Jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt dhe bllokimi i djeshëm i kalimit kufitar të Merdarës nga ana e Serbisë e ashpërson situatën edhe më shumë”.