Gjermania e largon Kosovën nga lista e shteteve me rrezik të lartë

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë njoftoi se Kosova më nuk është pjesë e listës së shteteve që Gjermania i konsideron me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19.

Në njoftimin e tyre thuhet se Kosova do të largohet nga kjo listë zyrtarisht më 13 qershor. Por, Ministria paralajmëroi qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kosovës për udhëtime të panevojshme turistike.

“Përhapja e COVID-19 vazhdon të çojë në kufizime në trafikun ajror dhe udhëtimin ndërkombëtar dhe dëmtimin e jetës publike. Paralajmërimet lëshohen kundër udhëtimeve të panevojshme turistike në Kosovë deri më 12 qershor 2021. Udhëtimet e panevojshme turistike në Kosovë nuk rekomandohen me efekt nga 13 qershori 2021”, thuhet në njoftimin e Ministrisë gjermane./21Media

TË NGJAJSHME