Gjermania do të trajnojë ushtarët ukrainas, por si?

TË FUNDIT

Ushtria gjermane po planifikon të trajnojë ushtarët ukrainas në Sistemin e Raketave të Shumëfishta Launch Mars II, tha të mërkurën në parlamentin gjerman ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

Trajnimi që do të kryhet në Gjermani mund të nisë që në fillim të javës së ardhshme, tha Lambrecht, duke shtuar se pasi të jenë përfunduar këto udhëzime, mund të fillojë dorëzimi i atij sistemi të armëve.

Gjermania do të dorëzonte tre sisteme të tilla në Ukrainë, po aq sa Britania e Madhe.

Ndërkohë SHBA-ja do të dorëzojë katër Sisteme të Shumëfishta të Raketave (MLRS) për të cilët ushtarët ukrainas do të trajnohen nga Gjermania.