Gjermania do të ndalojë qarkullimin e avionëve rus!

TË FUNDIT

Gjermania ka dhënë urdhër që të ndalohet lëvizja e avionëve rus në hapësirën ajrore të saj, bëri të ditur ministri i Transportit të Gjermanisë, Volker Wissin, raporton CNN.

Ngjashëm do të ndodh edhe me linjën ajrore gjermane, e cila nuk do të qarkullojë mbi qiellin e Rusisë.

Kjo masë vjen për shkak të sulmit rus në Ukrainë, përcjell TV21.

Të gjitha fluturimet për dhe nga Rusia janë pezulluar në shtatë ditët e ardhshme.