Gjermania dhe Spanja e shqyrtojnë mundësinë për dërgesë të tankeve “Leopard” për Ukrainën

TË FUNDIT

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kristin Lambreht ka biseduar me kolegen e saj spanjolle Margarita Robles për dërgesën potenciale të tankeve të prodhimit gjerman nga Spanja për Ukrainën.

Bisedat janë mbajtur në kuadër të takimit të liderëve të vendeve të NATO-s në Madrid. Muajin e kaluar ka pasur informata se Berlini ka vendosur veto në dërgesën spanjolle të armës së rëndë për Ukrainën, ku do të përfshiheshin rreth 40-të nga 108-të tanket “Leopard 2 A4”, të cilat Gjermania ia ka shitur Spanjës.

Marrëveshjet për armë mes vendeve shpesh përfshijnë klauzolë se shitësi duhet të konsultohet nëse blerësi dëshiron ta dërgojë armën në vendet e treta.

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok deklaroi në Madrid se Gjermania kërkon mënyra që të sigurojë përkrahje më madhe për Ukrainën.