Njëmbëdhjetë fluturime me avionë charter janë pacaktuar deri më 30 shtator 2015 për kthimin në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë dhe rajoni të cilëve u është refuzuar azili në Gjermani.
Ambasada Gjermane publikoi datat kur do të bëhet kthimi i tyre gjatë muajit gusht dhe shtator 2015
Emigrantët do të riatdhesohen nga Policia Federale/Landet Federale. Gjermania do te kthejë 770 azikërkues shqiptarë, raporton OraNews.tv.
Datat e riatdhesimit
20.08.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
26.08.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
02.09.2015 rreth 70 shqiptarë / Data e saktë nuk është përcaktuar ende përfundimisht.
03.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
10.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
15.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 maqedonas
16.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 serbë
17.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
22.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
29.09.2015 rreth 70 shqiptarë
30.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë .
