Gjermani: Treni përplas për vdekje azilanten shqiptare

TË FUNDIT

​Një 23 vjeçare shqiptare, azilkërkuese në Gjermani ka humbur jetën tragjikisht pasi është aksidentuar nga një tren mallrash.

Mediat gjermane shkruajnë se 23 vjeçarja është shtypur nga treni i mallrave gjatë natës në Neustad të Franfurtit, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur edhe i fejuari i saj.
23 vjeçarja Ela Haziraj mësohet se është nga Kukësi dhe ishte nisur drejt Gjermanisë pak muaj më parë së bashku me të fejuarin.

Mediat në Gjermani e kanë raportuar lajmin si një aksident tragjik, ndërsa bëjnë me dije se sipas autoriteteve në Neustad të Frankfurtit, çifti shqiptar së bashku me azilkërkues të tjerë ishin sistemuar në një qendër pritjeje për emigrantët, ndaj është e paqartë përse gjendej pranë shinave të trenit kur ndodhi dhe aksidenti.Të afërmit e vajzës fatkeqe janë marrë nën kujdesin e psikologëve- shkruajnë mediat gjermane.