Policia në rajonin e Hesenit, në Gjermani, ka parandaluar një sulm të planifikuar terrorist, me gjasë me prapavijë salafiste dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar.
Policia në banesën e tyre ka gjetur lëndë djegëse, bombë dhe një pushkë automatike me municion, ka njoftuar gazeta Di Velt.
Çifti bashkëshortor, Halil dhe Senaj D., ka qenë disa ditë nën vëzhgim dhe ky çift është vërejtur kah fundi i marsit në një dyqan të materialit ndërtimor, ku kishin blerë sasi të madhe të peroksidit, duke u identifikuar me emra të rrejshëm./21 MEDIA/
