Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar pakon e re të ligjeve anti-terroriste, në bazë të së cilave madje edhe përpjekjet e xhihadistëve për të shkuar në vatrat e krizës do të paraqesin vepër penale.
Deri me tani penalisht janë ndjekur vetëm personat, për të cilët është dëshmuar se kanë qenë në kampe të trajnimit, me qëllim që më pas të ndërmarrin vepra terroriste.
Gjermania tani dëshiron që të dënojë edhe ata, të cilët tentojnë të shkojnë në kampet terroriste për trajnim, ngase shkuarje e islamistëve nga Gjermania në këto kampe deri me tani ka qenë një gjë mjaft e lehtë./21 MEDIA/
