Gjermani: Azilkërkues kosovarë gjithnjë e më pak

TË FUNDIT

Më pak azilkërkues kosovarë, shumë mëpa nisje nga Stacioni i autobusëve në Prishtinëm, fare fitim për trafikantë Më pak azilkërkues kosovarë, shumë mëpa nisje nga Stacioni i autobusëve në Prishtinëm, fare fitim për trafikantë
Numri i kosovarëve që kërkojnë azil në Gjermani ka rënë për 94 për qind në dy muajt e fundit, njoftojnë autoritetet e imigracionit në Gjermani.
Radio DW njofton se përgjatë muajit shkurt Gjermania merrte 1,500 kërkesa për azil në ditë nga qytetarët kosovarë. Tash, ndërkaq, numri i azilkërkuesve ka ftrënë në 100 kërkesa në ditë në muajin prill, tha kreu i zyrës për imigracion në Gjermani, Manfred Shmidt.

“Njerëzit kanë nisur ta kuptojnë se sistemi i azilit në Gjermani nuk është zgjidhje e problemeve ekonomike që ata kanë në Kosovë”, ka thënë Schmidt.

Numri i azilkërkuesve ka rënë shpejt në suaza normale, kur kihet parasysh një numër prej 11,700 kërkesave për azil vetëm gjatë muajit mars, gjë që e vendosi Ballkanin në vend të parë për numrin e azilkërkuesve në Gjermani, duke udhëhequr para Irakut dhe Sirisë.

DË shkruan se një valë të tillë të imigrimit ilegal në përmasa masive besohet ta ketë si shtysë gjendjen e rëndë ekonomike në Kosovë.

Kosova është në mesin e vendeve më të varfëra në Evropë, me një shifër të të papunëve prej 45 për qind të popullatës aktuale. Megjithatë, azili politik në Gjermani është i destinuar vetëm për njerëz që vijnë nga vendet e kërcënuara me jetë në vendet ku ata jetojnë. Rasti i imigrantëve kosovarë nuk plotëson kushtet e azilit politik, kështu që autoritetet gjermane nuk kanë aprovuar më shumë se 0.2 për qind të kërkesave të azilkërkuesve kosovarë, raporton DW.