Gjeniale "Gërxhaliu me ide për partneriteti publiko-privat"!

TË FUNDIT

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar që sa më shpejt të kompletohen bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura, pasi që sipas tyre, kjo do t’i kontribuonte avancimit të punës së Ndërmarrjeve Publike dhe njëkohësisht zgjidhjen e shumë çështjeve që drejtpërdrejtë varen nga bordet e agjencive të pavarura.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu, duke kërkuar edhe politizimin e bordeve tha se “angazhohemi që në borde të përzgjidhen njerëzit me kualitet të larta morale dhe profesionale të cilët do të ishin garanci për punën e suksesshme te tyre”.

Sipas një komunikate të OEK-ut, Gërxhaliu konsideron se në borde duhet të janë edhe përfaqësuesit e biznesit, posaçërisht atij privat të cilët janë ndër kontribut dhënësit më të mëdhenj të vendit.

Kjo gjithashtu, sipas Gërxhaliut do të bënte të mundur dhe do të ishte kontribut në forcimin e partneritetit publiko privat për të cilin aq shumë po flitet në shoqërinë tone.