Gjenerata e vitit 2013 e klubit të futbollit KF Albarsa është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut në kategorinë e saj, përcjell TV21.Në ndeshjen finale, KF Albarsa mposhti FC Shkupin në penallti, pas rezultatit 1-1.
Nga klubi thonë se ky sukses vjen si rezultat i angazhimit të futbollistëve të rinj, punës së stafit teknik dhe mbështetjes së prindërve gjatë gjithë sezonit. Klubi e ka vlerësuar këtë arritje si një rezultat të rëndësishëm për zhvillimin e akademisë së tij dhe për grupmoshën 2013, e cila ka përfunduar sezonin me titullin kampion.



