Gjendje krize deri më 30 qershor! Komisioni për mbrojtje dha dritë jeshile

TË FUNDIT

Komisioni kuvendor i Mbrojtjes konsideron se është e nevojshme të vazhdohet gjendja krize në vend dhe e njëjta të zgjasë seri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Propozim-vendimi do të dërgohet në Kuvend. Qëllimi i këtij vendimi është përballja më efikase me pandeminë dhe mbrojtja e tërësisht e shëndetit të qytetarëve. Armata do të vendoset në dispozicion me të gjitha kapacitetet e saj. Gjendja krize jep mundësi që Qeveria të menaxhojë me resurset e organeve të administratës shtetërore, ndërmarrjeve publike, komunave, Qytetit të Shkupit, shoqatave tregtare dhe institucioneve shëndetësore private. Ndryshe, gjendja krize në kohëzgjatje prej 6 muajve nga ana e Kuvendit ishte shpallur për kufirin jugor të vendit, për shkak të krizës së emigrantëve dhe rritjes së kalimeve ilegale të tyre përmes kufirit.