Ora ishte 22:30. Pikërisht në këtë orë vjen treni i stërmbushur me refugjatë që sjellë vuajtje, dhimbje dhe shumë fotografi rrënqethëse nga gra e fëmijë të rraskapitur. Ishte e pabesueshme se si mbi 1600 refugjatë të qëndronin në ato pak vagonë të këtij treni.
Situata do të bëhej edhe më e rënduar kur nga treni zbrisnin dhe shfaqeshin fytyra të zymta dhe të trishtuara.
Një ngjarje e rëndë ishte alivanosja e një fëmije 8 vjeçar nga Siria, për shkak të rrugëtimit të vështirë dhe mungesës së ushqimit dhe ujit. Kjo ngjarje ishte tronditëse, dhe se në ndihmë të tyre ishin aktivistët e organizatave humanitare.
Refugjatët rrëfejnë rrugëtimin e tyre me përplot peripeci dhe dhimbje.
“Unë jam nga Siria, do të shkoj në Gjermani në Europë. Unë e dua shtetin tim kur do të përfundoj lufta do të kthehem në vendin tim”
“Unë do të shkoj në Gjermani, Maqedonia i ka kushtet e mira për emigrantet”
>Në ndihmë të refugjatëve janë kryesisht aktivistë të organizatave humanitare, të cilët vullnetarisht po kryenin misionin e tyre humanitar rreth shpërndarjes së ushqimeve dhe ndihmave të tjera të nevojshme
Derisa shumë aktiviste qytetarë nga komuna e Studenicanit i ndihmojnë refugjatët e ardhur nga Gjevgjelia, ndërsa Kryqi i kuq i postuar në ketë barakë assesi nuk ka dalur për ti ndihmuar për ndihmën e pare apo për nevoja ushqimore.
Rolin e ndihmës po e kryen në këtë drejtim aktivistë humanitarë nga rajoni i Karshiakës së komunës së Studeniçanit, si dhe shoqata humanitare “Legis”.
“Falë dashamireve të zonës tonë të komunës së Studeniçan dhe fshatit Batincë, deri sot s’është ndërprerë ndihma nga ne. Ata vinë trishtuar nga zonat e luftës. Buka është e para ndërsa atyre duhet të ju japim ngrohtësi. Ne jemi këtu deri mëngjes sepse vinë në çdo kohë ata. Momenti më i vështirë është ai momenti kurë donë të ndihmosh dika s din si ta ndihmosh gruan shtatzëne, ajo është e detyruar të bijë 5 km ose më tepër në këmbë, invalidët I ndihmojnë vëllezërit tanë”.
“Jemi këtu për ti ndihmuar dhe për t’ia lehtësuar rrugën për më tutje. Pasi që do vinë këtu ne i udhëzojmë që të zbresin nga treni pasi shumica e tyre nuk e dinë ku po gjenden e ku duhet të vazhdojnë. Unë ju flas në gjuhen Arabe se këtu është pika e fundit e Maqedonisë. Dhe nga këtu duhet të vazhdojnë të ecin 500 metër duke ecur dhe deri te kampi Miratoc 2 km”.
Ata theksojnë se ndihma e tyre është gjatë 24 orëve dhe se nuk hezitojnë të heqin dorë nga ky mision humanitar.
Karvanet e refugjatëve vazhdojnë të mbërrijnë në pikën kufitare hekurudhore Tabanoc.
Ata pasi që zbresin nga treni, marrin ushqimet e nevojshme dhe shërbime të tjera shëndetësore, duke vijuar më pas në këmbë drejt fshatit Miratoc të Luginës së Preshevës.
Ky rrugëtim i tyre trishtues vazhdon për çdo ditë dhe nuk ka të ndalur dhe se gjithnjë janë përjetime të ndryshme.
