Gjendja me koronavirusin në botë deri në orën 10

TË FUNDIT

Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri tani janë infektuar gjithsej 2.088.636. Prej tyre kanë vdekur 134.754, ndërsa janë shëruar 515,937 persona.

– Më shumë të infektuar ka në SHBA – 644.089, ku ka numër më të madh të rasteve të vdekjes 28.529.

– Në Evropë më shumë të infektuar ka në Spanjë – 180.659, ndërsa më shumë të vdekur ka në Itali – 21.645. Pastaj vijojnë Franca, Gjermani dhe Britania e Madhe.

– Nga vendet aziatike, më shumë të infektuar ka në Kinë – 82.341 ku sëmundja për herë të parë është paraqitur, ndërsa pastaj Koreja e Jugut dhe Japonia.

– Nga vendet e rajonit situata më e rëndë është në Rumani ku janë të infektuar 7.216, ndërsa kanë vdekur 372.

– Në Serbi janë sëmurë 4.873 persona, ndërsa kanë vdekur 99.

– Kina ka paraqitur 46 të infektuar të ri prej të cilëve 34 kanë hyrë prej vendeve të jashtme. Në vend nuk ka raste të vdekjes. Tre nga rastet lokale janë në Pekin, ku është vendosur karantinë të rreptë dhe masa për distancim social.

– Numri i personave të infektuar me koronavirus në Korenë e Jugut në 24 orë u rrit me 22 dhe arriti në 10.613 njerëz. Ky është numri më i vogël i rasteve të reja që nga 20 shkurti. Nga 22 të infektuarit e ri, 11 kanë arritur nga jashtë. Katër pacientë kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 229.

– Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë u rrit në 423.

– Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin federal amerikan Nju-Jork kanë vdekur 752 persona. Me këto numri i të vdekurve u rrit në 11.586.

– Trupi Koordinues Kombëtar i Malit të Zi i vazhdoi masat e vendosura deri më 30 prill me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Në Mal të Zi është vendosur orë policore – nga e hëna deri të premte nga ora 19  deri në 5 të mëngjesit të nesërmen, të shtunën nga orën 13 deri në orën pesë të ditës së nesërme, ndërsa të dielën prej orës 11 deri në orën pesë ditën e nesërme.