Gjendja epidemiologjike në Mal të zi është “jashtëzakonisht alarmante dhe serioze”, deklaroi sot epidemiologia e Institutit për Shëndet Publik Sanja Medenica.
Ajo për gazetën “Pobjeda” të Podgoricës tha se të gjithë skenarët janë të mundshëm.
Sipas raportit të mbrëmshëm, në Mal të Zi kanë vdekur 10 pacientë, ndërsa ka më shumë se 500 të infektuar të rinj me koronavirus.
Ajo tha se mbrojtja është shumë e thjeshtë dhe se vetëm me respektimin e masave epidemiologjike mund të arrihet deri në përmirësim.
