Parlamenti i Ukrainës votoi sot për propozimin e Qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit të zgjatet deri në fund të vitit.
Kryeministri i Ukrainës, Denis Shmigal tha se qëllimi i kësaj mase është që të parandalohet vala e re e përhapjes së koronavirusit.
Numri ditor i të infektuarve të rinj thyen rekorde negative nga dita në ditë, ndërsa në 24 orët e mëparshme janë regjistruar 107 raste të vdekjeve.
Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus në Ukrainë është 270.587, ndërsa 5.122 njerëz kanë vdekur
