Është gjetur trupi i pajetë i aplinistit i cili kishte rrëshqitur në Majën e Hajlës.
Sipas informacioneve nga “Vijesti”, Qazim Fetahoviq po ecte përgjatë një shtegu për ecje malore kur ra nëpër një sasi të madhe dëbore, një mbulesë e formuar nga erërat e forta dhe akumulimi i borës mbi një shpat të pjerrët, pranë majës.
Kërkimi për të ka nisur që nga e shtuna.
Ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimin, të cilin e kishin ndërprerë më parë për shkak të kushteve të këqija të motit dhe mjegullës së dendur, dhe gjetën vendndodhjen e alpinistit të rënë, një kilometër larg kasolles Grope në Hajla.
Alpinistë malazezë, anëtarë të Shërbimeve të Shpëtimit Malor të Rozhajës dhe të Kosovës, si dhe zjarrfikës dhe oficerë policie nga Rozhaja morën pjesë në operacionin e shpëtimit.
