Gjendet njëra prej kutive të zeza e aeroplanit të rrëzuar indonezian

TË FUNDIT

Ekipi kërkues indonezian gjeti njërën nga dy kutitë e zeza në aeroplanin e “Srivixhaja er” që u rrëzua tre ditë më parë në detin Javan, ku humbën jetën 62 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Ende nuk dihet nëse është gjetur regjistruesi i zërit në kabinë apo regjistruesi i të dhënave të fluturimit.

Aeroplani fluturoi të shtunën nga Xhakarta drejtë qytetit Pontiak në ishullin Borneo dhe u zhduk nga radari pas një kohë të shkurtër.