Gjendet e gjallë 4-vjeçarja e zhdukur para 18 ditësh

TË FUNDIT

Një vajzë katërvjeçare e zhdukur prej 18 ditësh në një pjesë të largët të Australisë Perëndimore është gjetur gjallë dhe mirë në një shtëpi të mbyllur.

Cleo Smith u zhduk nga tenda e familjes së saj në një kamping pranë qytetit të Carnarvon më 16 tetor, duke shkaktuar një kërkim masiv.

Një 36-vjeçar ndodhet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga detektivët, transmeton rtv21.tv.

“Ata gjetën Cleo-n e vogël në një nga dhomat e një shtëpie” tha në një deklaratë Zëvendës Komisioneri Kol Blanch nga Policia e WA .

“Një nga oficerët e mori në krahë dhe e pyeti: “Si quhesh?” Ajo tha ‘Emri im është Cleo’.

Vajza është ribashkuar me prindërit e saj. “Familja jonë është sërish e plotë”, ka shkruar në Instagram nëna e saj, Ellie Smith.

Pamjet e policisë të shpëtimit të Cleos e treguan atë “të buzëqeshur” dhe “ashtu siç mund të prisnim në rrethanat”, tha komisioneri Chris Dawson, i cili shtoi se ajo po merrte kujdes mjekësor.

Autoritetet thonë se njeriu në paraburgim nuk ka asnjë lidhje me familjen Smith. Asnjë akuzë nuk është ngritur.

Shtëpia ku u gjet Cleo është rreth gjashtë minuta me makinë nga shtëpia e saj familjare në Carnarvon, e cila ka rreth 5,000 banorë.

Kryeministri australian Scott Morrison shkroi në Twitter se ishte “lajm i mrekullueshëm”./21Media