Gjenden të vdekur babë e bijë në një shtëpi në Prizren

TË FUNDIT

Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Prizren. Dyshohet se personat që janë babë dhe bijë janë vrarë nga arma e zjarrit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për KP, Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit.

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku në një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrarë nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësitet tjera relevante kane dal ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë kryeprokurori Shala.