Pesëdhjetë kufoma emigrantësh libianë janë gjetur sot në një varkë që ishte nisur drejt Italisë. 430 të tjerë, të cilët udhëtonin me të njëjtën anije ku ndodheshin kufomat, janë shpëtuar nga një anije suedeze “Poseidon”, e cila punon për llogari të agjencisë EU Frontex. Vdekja dyshohet se ka ardhur për shkak të asfiksisë dhe dhunës në bordin e anijes.
Qindra emigrantë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë shpëtuar kryesisht nga Roja Bregdetare Italiane ndërsa largoheshin nga Libia.
Organizatorët e këtyre udhëtimeve të rrezikshme po shfrytëzojnë ujërat e qeta të kohëve të fundit për të nisur anije me emigrantë drejt brigjeve të Europës.
Zyrtarët europianë thonë se të paktën 250 000 mijë emigrantë kanë hyrë në kontinentin e vjetër gjatë këtij viti.
Deri tani, më shumë se 2 mijë emigrantë kanë lënë jetën në ujërat pranë brigjeve evropiane, bëjnë të ditur burime të OKB-së.
