“Gjelat” mposhtin “Djajtë e Kuq”, Tottenhami shumë i fortë për United

TË FUNDIT

Ka përfunduar derbi anglez mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United, ku pikët e plota i takojnë vendasve.

Tottenhami ka gjetur fitoren e parë të sezonit të ri të Premier Ligës, pasi e ka mposhtur Manchester United.

“Gjelat” e Ange Postecoglout mposhtën “Djajtë e Kuq” me rezultat solid 2:0.

Pape Sarr me golin e tij në minutën e 49’ dhe Lisandro Martinez me një autogol në minutën e 83’ vendosën në fitoren e Tottenhamit sot.

Me pikët e reja, Tottenhami ngjitet në kuotën e katër pikëve në vendin e katërt, krahas United që ka tre pikë në vendin e 10 në tabelë.

Rezultati final, 2:0 në favor të Tottenhamit.