Gjatë fundjavës shi, bubullima dhe erë

TË FUNDIT

Moti gjatë fundjavës do të jetë jostabil, me shi të përkohshëm, bubullima dhe erë.

Nesër do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile të ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa temperatura veçanërisht në pjesët veriore  do të zvogëlohet për disa gradë. Kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal do të ketë të dielën dhe të hënën. Pastaj në ditët në vijim do të mbisundojë mot stabil me temperatura më të ulëta të ditës.