Katër fëmijë dhe ty të rritur kanë mbetur të vdekur si pasojë e një tërmet me magnitudë 6.6 në Nepal. Po ashtu janë lënduar rëndë pesë të tjerë ndërsa disa shtëpi u shembën në lagjen perëndimore të Doti dhe tronditi Nju Delhi në Indinë fqinje.
Mediat lokale shfaqen shtëpi me baltë dhe tulla të shkatërruara nga tërmeti në vendin e Himalajeve dhe shpëtimtarët që gërmonin nëpër rrënoja për të kërkuar të mbijetuarit. Të paktën dy persona raportohen të zhdukur, tha zëdhënësi i ushtrisë nepale, Narayan Silëal.
Ram Upadhyay, kryetar i komunës rurale Purbi Choëki në Doti, tha se ai ishte në një fshat aty pranë kur tërmeti goditi në orën 2:12 të mëngjesit me orën e Nepalit (2027 GMT).
Nepali është ende duke u rindërtuar pas dy tërmeteve të mëdha në vitin 2015, i cili shkaktoi vdekjen e së paku 9,000 njerëzve./21Media
