Gjashtë shqiptarë në formacion, Milevski bën të ditur listën e futbollistëve në ndeshjen me Arabinë Saudite

TË FUNDIT

Selektori i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, sot ka kumtuar listën e futbollistëve të thirrur nga kampionati vendor, të plotësuar me tre lojtarë ndërkombëtarë, për ndeshjen kontrolluese kundër Arabisë Saudite më 22 tetor në Abu Dabi.

Në listën e Milevskit janë këta futbollistë:

Portierë: Kristian Naumovski, Kostadin Zahov, Igor Aleksovski.

Mbrojtja: Darko Velkovski, Egzon Bejtullai, Mario Mlladenovski, Kristijan Toshevski, Bojan Ilievski, Zija Merxhani, Vlladica Brdarovski.

Mesfushorë: Ivan Nikollov, Adem Ali, Ferhan Hasani, Bunjamin Shabani, Bojan Dimoski.

Sulmi: Besart Ibrami, Vllatko Stojanovski, Lupçe Doriev, Kristian Trapanovski, Metodija Maksimov, Martin Stojanov.

Përgatitjet për ndeshjen kontrolluese ndaj Arabisë Saudite do të nisin më 17 tetor. Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” do të mbahen dy seanca stërvitore para nisjes për në Abu Dabi më 18 tetor.