Gjashtë milionë njerëz kanë vdekur nga Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë

TË FUNDIT

Gjashtë milion njerëz kanë vdekur nga Kovid-19 në tërë botën që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të uebsajti “Uorldmetar”. Të dhënat e Universitetit Xhons Hopkins, tregojnë se 5,999,158 njerëz kanë vdekur ndërsa ekspertët theksojnë se epidemia ende nuk ka përfunduar.

Numri i vdekjeve nga virusi mbetet i lartë në Poloni, Hungari, Rumani dhe vende të tjera të Evropës Lindore, përfshirë edhe Ukrainën. SHBA, e cila ka një përqindje të madhe të vaksinuarve, i afrohet një milion vdekjeve të regjistruara. Sipas të dhënave të sotme, numri i përgjithshëm arrin 984.000 të vdekur.

I dyti për nga vdekshmëria është Brazili me 652,000 vdekje, e treta është India me 515,000 dhe Rusia me 356,000 radhitet e katërta në botë për numrin e vdekjeve nga koronavirusi.