Një incident ka ndodhur mbrëmë në lagjen 5 të Dardanisë në Gjakovë, ku një fëmijë i vogël ka rënë në një pusetë të kanalizimit, por ka shpëtuar me lëndime të vogla.
Në fotografitë që i siguroi korrespodenti ynë në Gjakovë Gëzim Arifi, shihet fëmija brenda pusetës. Kjo lagje ka filluar të ndërtohet para 4 viteve por ende nuk është kompletuar, ndërsa qytetarët e saj ankohen pasi incidente të tilla, sipas tyre janë të shpeshta./21MEDIA

