Array

Gjakova sivjet bënë pjesë në Ditët e Trashëgimisë Evropiane 2015

Must Read

Astra Zeneka ofroi vaksinë më të lirë, qeveritë evropiane do të paguajnë dëmshpërblim për pasoja të mundshme

Qeveritë evropiane  do të paguajnë dëmshpërblim për tejkalimin  e kufirit të dakorduar me kompaninë “Astra Zeneka” për...

Samiti i liderëve të BE-së më 1 dhe 2 tetor

Liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen në samitin në Bruksel më 1 dhe 2 tetor, është...

Autostrada Shkup-Bllacë nuk mund të ndërpritet, Asllani: Presim kompromis mes pronarëve dhe institucioneve për çmimin

https://www.youtube.com/watch?v=e9FANss3fJ4 18 pronarë të tokave ku duhet të ndërtohen dy kilometrat e...
- Advertisement -

Nën kryesimin e Kryetares Mimoza Kusari Lila, Bordi i Drejtorëve mbajti mbledhjen e parë për muajin gusht, ku fillimisht me kërkesën e Drejtorisë Komunale për Arsim është formuar komisioni ad-hoc për shqyrtimin e ankesave lidhur me ndarjen e bursave, po ashtu nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik është formuar komisioni për shqyrtimin e ankesave të aplikacioneve në skemën granteve, e cila ka përfunduar me datë 05 gusht të këtij viti. Nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa është shqyrtuar kërkesa për verifikimin e gjendjes në terren të shfrytëzimit të pronave komunale ku njëkohësisht është formuar edhe një komision i cili përfundimisht do të bëjë këtë verifikim dhe do të prezantoj të dhënat në fund të muajit shtator, të cilat do të përcillen në mbledhjen e Asamblesë Komunale të Kuvendit të Gjakovës.

Nga Bordi i Drejtorëve është dhënë miratimi për subvencionim të projektit “Treni i Trashëgimisë 2015”, projekt ky i cili këtë vit do të përfshijë edhe Gjakovën dhe planifikohet të filloj nga 19 Shtator 2015 deri me 04 Tetor 2015. Silvana Domi, Drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik ka thënë se ky projekt do t’ju ofroj mundësinë të interesuarve për një udhëtim – vizita të monumenteve të Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore me fokus të veçantë në komunat e Pejës, Gjakovës dhe Deçanit gjatë Ditëve të Trashëgimisë Evropiane 2015 në Kosovë. Këto vizita në Gjakovë do të bëhen të dielave, ku bartja e vizitorëve do të bëhet nga stacioni i trenit në Rakovinë për në Gjakovë dhe anasjelltas, ndërsa vizitorët do të kenë mundësinë të vizitojnë Xhaminë e Hadumit, Muzeun Etnologjik, Hanin e Haraqisë, Kishën Ortodokse dhe Çarshinë e Madhe. Për këtë miratim, Kryetarja Mimoza Kusari Lila është shprehur se është një projekt në përputhshmëri të plotë me programin tonë për promovimin e turizmit dhe të artizanateve në Komunën e Gjakovës. Në fund, Armend Behluli, udhëheqës i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim ka njoftuar Bordin e Drejtorëve se është kryer revidimi i projektit ideor të kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Lekë Dukagjini” në Dardani.

- Advertisement -

Astra Zeneka ofroi vaksinë më të lirë, qeveritë evropiane do të paguajnë dëmshpërblim për pasoja të mundshme

Qeveritë evropiane  do të paguajnë dëmshpërblim për tejkalimin  e kufirit të dakorduar me kompaninë “Astra Zeneka” për pasojat e mundshme  nga vaksina...

Samiti i liderëve të BE-së më 1 dhe 2 tetor

Liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen në samitin në Bruksel më 1 dhe 2 tetor, është konfirmuar në kabinetin e kryetarit...

Autostrada Shkup-Bllacë nuk mund të ndërpritet, Asllani: Presim kompromis mes pronarëve dhe institucioneve për çmimin

https://www.youtube.com/watch?v=e9FANss3fJ4 18 pronarë të tokave ku duhet të ndërtohen dy kilometrat e parë të autostradës Shkup –...

Estonia, Letonia dhe Lituania vendosën sanksione të reja për Bjellorusinë

Estonia, Letonia dhe Lituania sot vendosën ndalesë  udhëtimi për rreth 100 zyrtare bjellorus, duke i shtuar në listën e personave zyrtar të...

Vala e dytë e koronavirusit në Holandë brengos shumë, do të nevojiten masa të reja

Vala e dytë e koronavirusit në Holandë brengos shumë dhe do të duhet të vendosen  masa të reja kufizuese, deklaroi sot kryeministri...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -