Gir pret fillim të negociatave në dhjetor! Raporti me Bullgarinë ndikon në miqësinë tonë, thotë Dimitrov

TË FUNDIT

Euro ambasadori Dejvid Gir duke prezantuar Raportin e KE, nuk tha asgjë ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar deri më tani. E përsëriti qëndrimin e KE-së se Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet deri në fund të këtij viti, por nuk tha asgjë konkret çka nëse përsëri dyert e Unionit mbeten të mbyllura për Maqedoninë.

“Është e qartë se ka vendim që të fillohen negociatat dhe se të gjithë duhet të mundohen, tani punojmë me këtë deri në fund të vitit dhe në të ardhmen do të vazhdojmë me punët, siç janë hapja e grupeve të punës dhe kapitujve dhe ashtu siç udhëhiqen negociatat. Qëllimi mbetet – të hapen negociatat sa më shpejtë, me shpresë që kjo të ndodh në dhjetor”, tha Gir.

Zv/kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov megjithatë rikujton se për fillimin e negociatave duhet konsensus nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Bullgaria na bllokon në atë rrugë që ndikon në marrëdhëniet e ndërsjella por edhe më gjerë, tha Dimitrov.

Kjo patjetër ndikon te ne, ndikon në miqësinë maqedono-bullgare dhe ndikon në politikat e gjithë BE-së ndaj rajonit. Kur një vend anëtar për shkak të çështjeve që nuk kanë lidhje të ngushtë me kriteret e Kopenhagës, e bllokon procesin, ndërsa Komisioni evropian thotë se është kohë që të bëhet hapërim, kjo do të thotë se do të ndikojë në relevancën”.

Përndryshe reagime të ashpra në opinion shkaktoi edhe deklarata e euro-komisarit Oliver Varhelji i cili dje duke iu përgjigjur pyetjeve të euro-deputetëve në Komitetin për punë të jashtme, tha se Andrej Kovaçev është këshilltari i tij i fshehtë në çështjen me Maqedoninë. Në lidhje me këtë Geer tha se deklarata e Varheljit është në drejtim se ai mban kontakte me të gjithë që të zgjidhjet kjo çështje.