“Gips Imobilia Dizajn” në Tiranë merr çmimin “Colors of the year”

TË FUNDIT

“Colors of the year” është çmimi të cilin e fitoi kompania “Gips Imobilia Dizajn” nga Shkupi në manifestimin tradicional 126-vjeçar të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë që u mbajt në Tiranë. Çmimin e dorëzoi Kryetari i forumit mbarëkombëtarë Nagip Fejzi, ndërsa e pranoi përfaqësuesi i kompanisë Agim Qerimi.

Çmimet që u ndanë, shkuan për bizneset më të suksesshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa eventin në Sallën e Operës dhe Baletit e hapi vetë Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka. Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe kryetari i Kuvendit, ministra, kryetarë komunash, diplomatë dhe figura të tjera të jetës publike.