Gëzim në familjen e Talat Xhaferit, bëhet gjysh për të dytën herë

TË FUNDIT

Familja e kryeparlamentarit Talat Xhaferi ka një gëzim. Ka ardhur në jetë mbesa, e cila mban emrin Ajola.

Xhaferi nuk ka kërsyer që gëzimin ta shpreh edhe në publik.

Në profilin e tij në “Facebook” ka zgjedhur fjalët më të mira nga një gjysh, për t’i uruar mbesës shëndet dhe lumturi.

“Gjysh për herë të dytë! Sot familja jonë u pasurua edhe me një anëtare të re, na erdhi mbesa – AJOLA! Mirë se erdhe në mesin tonë engjëll, gjyshi të dëshiron rritje të mbarë, shëndet e lumturi në çdo hap të jetës!”, ka shkruar Xhaferi./TV21

Gjysh për herë të dytë! Sot familja jonë u pasurua edhe me një anëtare të re, na erdhi mbesa – AJOLA! Mirë se erdhe në…

Posted by Talat Xhaferi on Thursday, February 11, 2021