Georgina me super dhuratë për Ronaldon, ja si reagon ai

TË FUNDIT

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez i ka bërë një super dhuratë bashkëshortit të saj.

Ajo i ka blerë një veturë, Rolls Royce për Krishtlindje.

Mes zhurmës së nënshkrimit të një kontrate të re, Ronaldo është parë të kalojë kohë më shumë me familjen e tij, ku edhe pranoi dhuratën luksoze nga Georgina, çmimi i së cilës besohet të ketë qenë rreth 250 mijë funte.

Duket se ylli po shijon periudhën festive krahë më të dashurve të tij.

Ndërkohë që, sa i përket jetës profesionale, ai është në bisedime për të nënshkruar një kontratë me Al-Nassr./21Media