Georgina Rodriguez ndodhet në Spanjë larg Cristianos, por pse?

TË FUNDIT

Angazhimet profesionale bëjnë që shpesh dy partnerë të qëndrojnë larg njëri-tjetrit. E i tillë është edhe rasti i Cristiano Ronaldos dhe partneres së tij Georgina Rodriguez. 

Teksa futbollisti ndodhet në Arabinë Saudite, partnerja e tij ndodhet në Spanjë pasi po merr pjesë në një program televiziv. 

Modelja është ftuar të marrë pjesë në një program në një televizion spanjoll por po ashtu po bën promovimin për sezonin e dytë të ‘Soy Georgina’, i cili do të publikohet në Netflix më 24 mars. 

Mbetet për t’u parë nëse në atë intervistë Georgina ka diçka për të thënë edhe për Cristiano Ronaldon. Përveç kësaj, do të jetë një mundësi e mirë për të parë se si është marrëdhënia e tyre pasi kohët e fundit raporti i tyre ka qenë kryefjalë e mediave.

error: Content is protected !!