Është e qartë se në Maqedonia e Veriut ka dëshpërim nga procesi i stërzgjatur i aderimit në BE, tha euroambasadori Dejvid Geer në panel diskutimin kushtuar BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ai porositi se vendi edhe më tej duhet të fokusohet në reformat e nevojshme.
“Është e qartë se është në interesin tonë dhe tuajin të sigurisë, demokracisë dhe prosperitetit, që së bashku të jemi në Union. Progres i vërtetë u arrit vitin e kaluar me fillimin e negociatave për aderim, procesi i skriningut është në vijim dhe tani fokusi duhet të jetë në zbatimin e reformave të nevojshme për aderimin e vendit në BE.”- deklaroi Dejvid Geer, ambasador i BE-së në RMV.
Në panel përmes video lidhjes foli edhe eurokomisari Oliver Varhelji i cili tha se BE-ja punon që t’i ndihmojë rajonit për integrim.
“Mund të mbështeteni në përkushtimin dhe përkrahjen tonë për Ballkanin Perëndimor. Punojmë me zell që t’i ndihmojmë rajonit me mundësi të reja për bizneset dhe qytetarët dhe ta realizojmë premtimin që Ballkani perëndimor të hyjë në BE.”- tha Oliver Varheji, eurokomisar.
Edhe ambasadori italian në vend Andrea Silvestri e përsëriti nevojën për reforma, por njëkohësisht rikujtoi për detyrën për ndryshimet kushtetuese.
“Procesi i skriningut tashmë filloi, lëviz mirë, nuk guxojmë që ta nënvlerësojmë faktin se ky proces do të zgjasë shumë dhe i njëjti është kompleks duke kërkuar ndryshime të legjislacionit, jo vetëm ndryshime kushtetuese, përkatësisht nuk bëhet fjalë vetëm për vëmendjen që i kushtohet ndryshimeve eventuale të Kushtetutës, por duhet të pranohet se disa të drejta duhet t’u jepen të gjitha komuniteteve etnike.”- tha Andrea Silvestri, ambasadori i Italisë.
Kryeministri Kovaçevski duke folur për procesin eurointegrues tha se tashmë nuk bëhet fjalë nëse Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e BE-së, por pyetja është se kur do të ndodhë kjo. Ai tha se vendi hapëron me vendosmëri në rrugën drejt BE-së dhe njihet si faktor i stabilitetit në rajon.
