Gazetari Washington Post, R. Jeffrey Smith ka rrëfyer përvojat e tij gjatë raportimit për luftën e fundit në Kosovë, duke i krahasuar situata me ato se çfarë po ndodh në Ukrainë.
Smith ka kujtuar kur ka qenë dëshmitarë i gjetjes së kufomave të shqiptarëve në puse të hedhura nga forcat serbe.
“23 vjet më parë, unë isha në Kosovë ditën kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova, duke raportuar për WP. Ndër gjërat më të pakuptueshme që u panë atë ditë: Kufomat e hedhura nga serbët në puse. Historia po përsëritet tani në Ukrainë, me trupa të gjetur në puset ku u tërhoqën rusët. “, ka shkruar Smith .
Ai tutje e ka quajtur këtë si formë primitive për t’ua helmuar ujin banorëve ose edhe për të fshehur krimin.
23 years ago, I was in Kosovo the day Serb forces withdrew from Kosovo, reporting for the WP. Among the most incomprehensible things seen that day: Bodies dumped by Serbs into wells. History is now repeating itself in Ukraine, w/bodies found in wells where Russians withdrew. (1)
— R Jeffrey Smith (@rjsmithnatsec) April 21, 2022
“Pse po ndodh përsëri kjo? Së pari, është një formë primitive e luftës biologjike, me trupat që synojnë të helmojnë puset dhe t’ua mohojnë ujin e pijshëm banorëve vendas. Por së dyti, është menduar si një mohim i tmerrshëm i njerëzimit të atyre tokat e të cilëve janë pushtuar. Është rezultat i një ideje, të ngulitur qëllimisht nga drejtuesit maniakë të milicive dhe njësive ushtarake, se vetë toka duhet të plaçkitet dhe të bëhet e pa banueshme e për banorët e saj — një manifestim i formës më të ashpër të fanatizmit dhe kafshërisë. “, ka vazhduar Smith.
Gazetari amerikan ka treguar se si është ndjerë kur ka parë kufomat e futura në puse.
“U trondita plotësisht nga ajo që pashë në Kosovë, kufomat e futura në puse vetëm disa metra larg. E kisha të vështirë të imagjinoja që njerëzit mund të kishin kaq pak respekt për të tjerët — njerëzit me familje që do të shihnin se çfarë ishte bërë dhe duhet të merrnin trupat. Mjerisht, në Kosovë ajo shkoi dorë për dore me një mjet tjetër të degradimit të qëllimshëm: përdhunimin masiv. Dhe kjo gjithashtu është shfaqur tani në Ukrainë. E bën të qartë se kjo nuk është vetëm një luftë për tokë, apo burime. Është më personale për ushtarët e përfshirë.”, ka treguar ai.
Në fund, Jeffrey Smith ka thënë se kryesit e këtyre veprave janë helmuar me mendime se armiqtë e tyre janë më të këqij se vet ata.
“Ata janë indoktrinuar të imagjinojnë se armiqtë e tyre janë më të këqij se ata, janë nënnjerëzor dhe duhet të degradohen dhe t’u mohohet aftësia e tyre për të jetuar jetë normale. Me pak fjalë, ata vetë janë helmuar rëndë. Është e tmerrshme të shohësh që kjo histori të përsëritet. “, ka përfunduar Smith./21Media
