Gazetarët nuk bëjnë vetëm lajme! Ndihmojnë edhe duke përgatitur ushqim për skamnorët

TË FUNDIT

Si çdo të premte, edhe sot “Retweet vakt” po përgatitin ushqim për të pastrehët i cili shpërndahet të nesërmen përballë shtëpisë përkujtimore Nënë Tereza. E sot, ushqim po përgatitej nga punonjësit e mediave. Gazetarja Tamara Çausidis tha profesioni i saj gjithmonë është në anën e humanizmit dhe se gazetarët mundohen të jenë në numër sa më të madh për të ndihmuar.

Profesioni i gazetarisë është solidar sipas definicionit ajo gjithmonë kujdeset për njeriun dhe flet në emër të njerëzve të cilët nuk kanë qasje në pozitë dhe fuqi, kështu që e natyrshme është punonjësit e mediumeve të bashkohen në iniciativë të tillë. Jemi me rotacion varësisht kush si ka kohë tani jemi ne prej 12 deri në 3-4 pastaj vinë të tjerët që kanë përfunduar në redaksi dhe ashtu”, pohoi Tamara Çausidis, Sindikata e Gazetarëve.

E deri më dhjetor, siç tregoi gazetarja Teodora Cvetkovska, më shumë se 100 punonjës të mediave kanë caktuar që të vinë të ndihmojnë për gatimin dhe shpërndarjen e ushqimit.

Së bashku me kolegët e Sindikatës e gazetarëve dhe punonjësit tjerë e mediumeve erdhëm deri me ide të përfshihemi edhe në këtë mënyrë sepse deri më tani ishim vetëm në anën tjetër siç jeni ju duke marrë deklarata, bërë storje por vendosëm se mund të ndihmojmë edhe në këtë mënyrë dhe shumë gazetarë shprehën dëshirë të vinë të gatuajnë”, theksoi Teodora Cvetkovska, Sindikata e Gazetarëve.

Ndryshe çdo të premte më shumë se 200 vakte shpërndahen për të pastrehët, për më shumë se 7 vite, ku çdokush mund të dhurojë dhe ndihmojë.