Gazetarët e pyetën për dorëheqje, por Qeveria e avancoi Stojançe Angellovin!

TË FUNDIT

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov ka qenë në cak të sulmeve pas shpërthimit të zjarreve në Maqedoninë e Veriut.

Shumica e kritikave lidheshin me fotografinë që e publikoi ai në rrjete sociale duke festuar 2 Gushtin – Ditën e Ilindenit, teksa në Koçan kishte shpërthyer zjarri.

Për këtë, gazetarët e pyesnin vazhdimisht për dorëheqje, megjithatë ai në paraqitje për media nuk premtoi diçka të tillë.

Ndërkaq, sot Qeveria në seancë e ka avancuar të njëjtin. Nga ushtruesi i detyrës së drejtorit, është emëruar drejtor.

“Qeveria e ka emëruar për drejtor të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.