Adam Robert, shkrimtar ky i apasionuar pas Shqipërisë, ka mundur të gjejë në një bibliotekë britanike një raportim mjaft interesant sa i përket një ngjarje të rëndësishme për vendin tonë.
Gazeta e Afrikës së Jugut, e quajtur “The Cape Time” ka raportuar për faktin se flamuri shqiptar është valëvitur për herë të parë pas periudhës së Skëndërbeut nga ana e Dedë Gjo Lulit.
“Më 1911, për herë të parë pas periudhës së Gjergj Kastriotit, flamuri shqiptar është valëvitur në malet e Deçiçit në Tuz përgjatë Betejës së Deçiçit. Në këtë betejë, shqiptarët udhëhiqeshin nga Dedë Gjo Luli, në luftën kundër otomanëve”, shkruhet ndër të tjera në gazetë, raporton Portali Albeu.com.
Lajmi është shkruar më datë 3 prill dhe bëhet fjalë për ngritjen e flamurit shqiptar në një betejë, kur akoma Shqipëria nuk e kishte shpallur pavarësimin nga Perandoria Osmane.
Mirëpo, ngritja e flamurit shqiptar ka qenë thjesht simbolikë e asaj se përballë otomanëve ishin shqiptarët, pasi ngritja e flamurit, çka shënoi pavarësinë, u krye si akt më 28 nëntor 1912 në Vlorë
