Pjesa më e madhe e qytetarëve rusë votuan në favor të ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të lejojnë që presidenti Vladimir Putin të mbetet në pushtet deri në vitin 2036.
Komisioni Qendror i Zgjedhor (KQZ), kumtoi sot se me 99,99 për qind të votave të përpunuara, reformat kushtetuese u mbështetën nga 77,92 për qind e rusëve, ndërsa kundër votuan 21,72 për qind.
Pjesëmarrja në referendumin njëjavor i cili u shënua nga raporte të shumta për presion, ishte 65 për qind.
E vetmja zonë ku shumica e qytetarëve votuan kundër ndryshimeve kushtetuese është rrethi autonom i Neneckës./MIA
