Gati 700.000 fëmijë në SHBA janë diagnostikuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas raportit të ri nga Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqatës së Spitaleve të Fëmijëve.
Gjithsej 77,073 raste të fëmijëve janë raportuar vetëm midis 24 shtatorit dhe 8 tetorit, që është një rritje prej 13 për qind në rastet dyjavore, sipas raportit.
Fëmijët përbëjnë 10.7 për qind të të gjithë të infektuarve, thuhet në raport.
Shkalla totale është 927 raste për 100,000 fëmijë në popullatë. Fëmijët përbëjnë 0.9 për qind deri në 3.6 për qind të hospitalizimeve totale të raportuara dhe prej 0 deri 0.23 për qind të të gjitha vdekjeve nga Covid-19, thuhet në raport.
“Covid-19 duket se është i rrallë tek fëmijët për momentin. Sidoqoftë, SHBA-ja duhet të vazhdojë të ofrojë raporte të hollësishme të rasteve me Covid-19, testeve, hospitalizimeve dhe vdekshmërisë sipas moshës dhe racës/përkatësisë etnike në mënyrë që efektet e Covid-19 në shëndetin e fëmijëve të mund të dokumentohen dhe monitorohen” thuhet në raport.
