Gati 20.000 raste të reja me COVID-19 për një ditë në Brazil

TË FUNDIT

Në Brazil gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pothuaj 20.000 raste të reja të infektimit me koronavirus, që është numër rekord i personave të sëmurë për një ditë në atë vend.

Me këtë rast janë konfirmuar edhe 888 raste të reja të vdekjes, kumtoi Ministria braziliane e Shëndetësisë.

Deri tani në Brazil, me Kovid-19 gjithsej janë infektuar 291.579 njerëz, ndërsa kanë vdekur rreth 19.000 persona.

Administrata e presidentit brazilian, Zhair Bolsonaro, dje e miratoi përdorimin e klorokinit, ilaç kundër malaries, të cilin presidenti amerikan, Donald Tramp, e ka promovuar si terapi për koronavirusin e ri./MIA